Ka shumë për të pritur këtë muaj, i cili zyrtarisht shënon fillimin e verës. Bashkë me temperaturat rritet edhe disponimi për flirtim dhe romancë. Këtë e zbulojnë edhe planetët, pasi Marsi do të jetë në shenjën e Luanit deri në korrik. Marsi nga Luani nxjerr në pah dinamizmin, vetëbesimin, seksin dhe momentet intensive. Është planeti i luftimit dhe mund të ndikojë pozitivisht në momentet romantike dhe pasionante për disa shenja.

Dhe cilat saktësisht janë ato? Duket se për këtë muaj Dashi, Luani dhe Ujori janë ata që do të përjetojnë momentet e tyre më pasionante:

Dashi

Si Venusi ashtu edhe Marsi janë në Luan, një shenjë që për ju Dashi simbolizon shtëpinë tuaj të dashurisë. Kjo do të thotë se për këtë muaj romanca juaj do të jetë në plan të parë, ndërkohë që fitohet vetëbesim dhe dinamizëm i fortë, duke tërhequr shumë mundësi në jetën tuaj romantike. Qershori është një muaj i shkëlqyer për ju në aferat tuaja të dashurisë, ndërsa sezoni i Binjakëve që sapo ka nisur, ju shtyn të dilni më shumë, të shoqëroheni, por edhe të takoni njerëz, të cilët do ta shenjojnë jetën tuaj të dashurisë në mënyrë pozitive.

Luani

Qershori me të drejtë ju takon, pasi planeti i dashurisë, pra Venusi, si dhe planeti i instinkteve dhe seksit, pra Marsi, do të jenë në shenjën tuaj deri në korrik. Ka shumë mundësi që të përjetoni momente intensive, eksperienca të paharrueshme, por edhe fytyra që do t’i mbani mend përgjithmonë. Është e sigurt që vetëbesimi juaj do të jetë në maksimumin e tij, gjë që ju bën edhe më tërheqës dhe simpatik. Për më tepër, Mërkuri i shenjës së Binjakëve forcon fort marrëdhëniet tuaja miqësore, ndërsa ka mundësi që të krijoni më shumë kontakte me persona nga interneti.

Ujori

Muaji Qershor ju fton të fokusoheni në marrëdhëniet tuaja dhe mbi të gjitha të shijoni më shumë momentet. Pasioni, dashuria dhe shoqëria janë gjithçka që do të kërkoni, ndërsa ka mundësi që të hidhni edhe hapin e radhës në lidhjen tuaj. Është një kohë e mirë për të zyrtarizuar një marrëdhënie, pasi gjithçka do të jetë më e qartë në mendjen tuaj. Marsi ju jep forcën për të pretenduar atë që dëshironi me të vërtetë në lidhjet tuaja të dashurisë, ndërsa sezoni i Binjakëve ju risjell aventurat, aktivitetet dhe zakonet që doni të bëni, në shoqërinë e njerëzve që ju interesojnë.