Policia e Krujës ka arrestuar 48-vjeçarin Fredi Kalesha, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi një ditë më parë në këtë fasoneri humbi jetën punëtori Taulant Dika. Fredi Kalesha është arrestuar për veprën penale shkelje të rregullave në punë.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.’- njofton policia.