Ndryshimet klimatike po sfidojnë gjithnjë e më shumë ekonominë e vendit dhe kërkon përgjigje gjithnjë e më të shpejtë.

Domosdoshmëria për të adresuar sfidat që paraqesin ndryshimet klimatike dhe marrja e masave u nënvizua edhe sot në Tiranë në konferencën e Nivelit të Lartë “Financa e Gjelbër në Evropën Juglindore “Zhvillimi i Kapaciteteve dhe një Taksonomi” organizuar nga Banka e Shqipërisë.

“Ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë e vendit dhe kërkon përgjigje të përbashkët e të koordinuar përfshi dhe Bankën e Shqipërisë. Ndryshimet klimatike kanë kosto të lartë dhe janë burrim rreziku dhe sektori bankar është i ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike.

Kosto apo dëmi që do të shkaktojë do të jenë shumë më të mëdha se kostot që do të vijnë nga marrja e masave për të minimizuar rreziqet në të ardhmen nëse ne nuk realizojmë sot. Kemi nevojë për inovacion” tha Sejko në fjalën e tij.