56.4 për qind e malazezëve votuan këtë të diel në zgjedhjet parlamentare, sipas shifrave paraprake.
Procesi i votimit që nisi në orën 07:00, përfundoi në orën 20:00 në të gjithë vendin.
Ndërkohë, ka filluar numërimi i votave filloi për 1.038 qendra votimi. Shifrat e para pritet të publikohen në orën 21:00.
Komisioni Zgjedhor i Malit të Zi do të publikojë rezultatet zyrtare të martën. Zgjedhjet parlamentare që u mbajtë këtë të diel ishin të tretat brenda 9 muajve dhe të dymbëdhjetat që nga vendosja e pluralizmit politik në vend, të cilat pritet të përcaktojnë nëse anëtari i NATO-s do të tejkalojë ndasitë e thella si dhe paqëndrueshmërinë politike për të vazhduar rrugëtimin drejt familjes europiane.