Deputetja demokratike Jorida Tabaku, në një intervistë për Panorama TV, ka treguar se do jetë Kryesia që do vendosë nëse do jetë ajo apo jo kryetarja e ardhshme e PD-së.

Tabaku u shpreh se të hënën do të mblidhet grupi parlamentar, ndërsa të martën Kryesia e PD-së.

“Rëndësi ka se si dalim nga kjo situatë, jo interesi i karriges sime apo dikujt tjetër”, tha ajo.

Jorida Tabaku: “Do të mblidhet grupi parlamentar të hënën, ndërsa të martën do mblidhet Kryesia.

Në PD kam që 16-vjeçe. Nuk ka pasur pozicione zyrtare. Në shtator 2021 u bëra zv kryetare ne një situatë të vështirë. Kemi marrë kohë bashkë me Bardhin për t’i dëgjuar të gjithë.

Do ia lë kryesisë këtë vendim. Rendësi ka se si dalim nga kjo situatë, jo interesi i karriges sime apo dikujt tjetër.

Basha para fushatës tha se do angazhohej, nuk doli asgjëkundi. Pas 14 majit nisi jetën politike?

Jorida Tabaku: Basha bën mirë që po flet, duket të kishte folur më parë. Besoj se kur kryesia të ketë një vendim, do shikojmë se çfarë do të bëjmë tani.

Nuk mund të diskutoj për ambiciet e secilit, vetëm për ambiciet e mia, nuk i di planet e Bashës.