Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të mos hyjë në konflikt me ndërkombëtarët dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje me dialog.
“Më tha se tashmë kanë kontakte me Brukselin dhe se do të ketë bisedime. Përshtypja ime është se ka vullnet për t’i tejkaluar problemet”.
Abazovic ka theksuar se qeveria e tij nuk ndërhyn në marrëdhëniet e askujt, por i ka ofruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që një raund negociatash me Serbinë ta mbajë në Mal të Zi.
“Mund të ofrojmë mbështetje logjistike për një takim të përbashkët në vendin tonë. Jemi më se të gatshëm ta organizojmë, natyrisht në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në”.
Ndër të tjera Abazovic tha se si Kosova dhe Serbia nuk duhet të kthehen mbrapa në histori.
“Por kur shohim se çfarë gjërash po ndodhin, nuk mund të jemi të qetë. Nuk është mirë t’i kthehemi politikës së viteve 90-ta. Kur sheh disa skena, ke ndjesinë se është një “deja vu” dhe unë mendoj se është keq”,
Ndërkohë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, do të mbajnë diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi në Ëashington.Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Këshilli Atlantik.