Visar Meshi, është 34-vjeçari i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksident të ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Ai ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin “BMW X5” në momentin kur ky i fundit ka dalë nga rruga.
Nga ana tjetër të plagosur në këtë aksident kanë mbetur Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj. Njëri prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që tjetri ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.