Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës në drejtim të policisë së shtetit, për ndërhyrjet në kampin MEK në Manzë. Sipas Ballës, Berisha ka 32 vite që bën të njëjtën gjë duke përdorur për qëllime politike ngjarje të tilla.
‘Ka një situatë urgjente. Teknika mbyllja pak këtij zhurmuesit. Mbylleni se e ka të hapur. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi as nuk mund të ndërhyrje në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha kur kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e një kohë. Kjo është një çështje ku policia e shtetit ka zbatuar vendimin dhe urdhrin e prokurorisë dhe në rastin në fjalë të një institucioni siç është SPAK. Përdorimi për qëllime politike dhe i një ngjarje për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që bën ky personi që sapo foli, bën korbin skifterin dhe ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës. Nuk mund të hedhim në votim diçka qe nuk ekziston. S’ka nevojë për votim ecim para.’- tha Balla.