Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka apeluar masën e arrestit në burg dhënë ndaj tij disa ditë më parë.
Ai u arrestua me urdhër të SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Dako, i është drejtuar Apelit të Posaçëm që të ndryshojë vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani që e la ish-numrin një të bashkisë në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Ende nuk është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për të caktuar gjyqtarin dhe datën se kur do të shqyrtohet seanca.
Vangjush Dako u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaccme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy rate.
E para në lidhje me dhënien e lejës për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshi me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.