Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUIN-it.

Kurti ka paraqitur hapat e propozuar nga qeveria për ulje të tensioneve në Veri të vendit. Ai tha se në këto komuna duhet të mbahen zgjedhje të reja ndërsa kriminelët duhet të përballen me drejtësinë.

“Jam interesuar që të ketë zgjedhje të reja në veri. Ata të tjerët nuk kanë fare legjitimitet. Duhet një proces i ri zgjedhor ku kriminelët të përballet me drejtësinë dhe kandidatët që përballen në zgjedhje shkojnë në këtë proces të pafrikësuar dhe të pakërcënuar”.

Hapat e propozuar nga Albin Kurti

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave nw veri.

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.