Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Ambasadorja amerikane, tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo. Kim shtoi se mbështet, të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj:
Pyetje: A duhet të prishë marrëveshjen për MEK qeveria shqiptare?
Ambasadorja Kim: Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë, ne mbështesim të drejtat e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka rregulla të caktuara që zbatohen për miqtë në vendin tuaj dhe këto duhet të respektohen prej tyre.