Andrea Pirlo është rikthyer në Itali si trajner dhe do të jetë në drejtimin e Sampdorias, skuadër që sezonin e fundit ra në Serinë B italiane, duke u renditur në vendin e fundit me vetëm 19 pikë në 38 ndeshje.

Ish-trajneri i Juventusit që së fundmi ishte në Turqi por u shkarkua pak javë para fundit, ka si objektiv të ngjisë Sampdorian në Serinë A, pasi sezoni i fundit ishte për t’u harruar.

Trajneri italian ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon. Për Pirlon, kjo është aventura e tretë si trajner pasi drejtoi Juventusin dhe Karagumruk në Turqi.