“Jemi duke i ndjekur nga afër me shumë shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Jemi angazhuar fort me aleatët e partnerët që situata të mos përkeqësohet më tej. Të shqetësuar pasi aleatët e partnerët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova. Kjo dobëson në mënyrë shqetësuese pozitat e Kosovës në sytë e SHBA dhe BE. Tre policët e kapur nga ushtria serbe, padyshim e ndërlikon më tej situatën. Kam komunikuar me komandantin e KFOR, jemi në pritje të përfundimit të hetimeve. Në këtë pikë është e domosdoshme që të ruhet qetësia. Deklaratat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Lëvizja e lirë, pjesë shumë e rëndësishme e angazhimeve që kanë të gjithë vendet tona. Qeveria e Kosovës ka sqaruar që nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por për masa sigurie. Mbetet të shohim se çfarë do të thotë kjo në realitet. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën. Do të dëmtonte mbi të gjitha vetë Kosovën dhe rajonin ekonomikisht, por edhe në sytë e aleatëve.
Drafti i kryeministrit Rama për asociacionin, hap i qenësishëm për ç’tensionim dhe rikthim në rrjedhë të dialogut. Anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, kam dëgjuar akuza për mungesën e mbështetjes për Kosovën. Për ne Kosova është e shenjtë, është prioritet kombëtar që udhëheq çdo veprim në politikën tonë të jashtme. Ne ndajmë plotësisht objektivat e qeverisë së Kosovës për një zgjidhje përfundimtare të negociuar me Serbinë. Kjo nuk do të thotë që ne të mbështesim në mënyrë të pakushtëzuar qeverinë e Kosovës, edhe kur jemi të bindur që ajo që po bën është një gabim. Kjo nuk do të ishte mbështetje për Kosovën, do të ishte e papërgjegjshme dhe nuk ka për të ndodhur kurrë. E domosdoshme që qeveria e Kosovës të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë, për shtensionimin e situatës. Duhet të ndalet thellimi i hendekut të qëndrimeve me SHBA e BE sepse pasojat janë vërtet të rënda. Dialogu i lehtësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes, por kjo kërkon guxim. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të kontribuar me çdo mjet e më të gjithë mundësitë e saj. Por jo duke vazhduar në rrugën e përplasjes me të gjithë miqtë e aleatët, sepse nga kjo Kosova nuk mund të dalë kurrë e fituar”-tha Xhaçka në Kuvend.