Apple ka nisur testimet e çipit M3 me një procesor me 12 bërthama dhe procesor grafik me 18 bërthama, sipas Mark Gurman të Bloomberg.
Në shkrimin e tij më të fundit, Gurman raporton se një burim i dërgoi regjistra zhvillimi të App Store ku shfaqet çipi duke funksionuar në një laptop MacBook Pro ende të paprezantuar.
Ai spekulon se varianti M3 që Apple po teston është modeli bazë M3 Pro që kompania synon ta lançojë vitin e ardhshëm.
Linja M3 do të përdorë teknologjinë më të fundit 3-nanometër të TSMC. Lëvizja nga 5-nanometër në 3-nanometër do të shtojë edhe dendësinë e bërthamave.
M1 Pro dhe M2 Pro kishin procesorë me 8 dhe 10 bërthama krahasuar grafikave me 14 dhe 16 bërthama. Me modelin M3 Pro kompania do të ofrojë 50 përqind më shumë bërthama procesorike sesa gjenerata e kaluar.
Sipas Gurman bërthamat janë të ndara në mënyrë të barabartë mes atyre të performancës dhe efikasitet ndërsa çipi mund të konfigurohet me deri në 36GB RAM. Modeli i kaluar M2 Pro mund të konfigurohej deri në 32GB RAM.
Sigurisht përpara se të debutojë M3 Pro, kompania duhet të lançojë çipin standard M3. Modelin më të fundit Mac do ta shohim në evenimentin WWDC 2023.