Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka takuar sot Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban dhe një përfaqësi të dhomave të biznesit rumun të cilët synojnë të investojnë në Shqipëri.
Balla është shprehur se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Rumanisë në nivel politik është shumë i mirë, ndërsa ka nënvizuar se me rëndësi është edhe bashkëpunimi në planin e shkëmbimeve tregëtare.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Rumanisë në nivel politik mes dy parlamenteve dhe qeverive tona duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe në planin e shkëmbimeve tregëtare. U takova sot me një përfaqësi të dhomave të biznesit rumun të cilët synojnë të investojnë në Shqipëri. Në këtë takim merrte pjesë edhe Ambasadori i Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban”.
Balla gjithashtu ka theksuar se prej 24 Tetorit do të nisin edhe fluturimet mes Tiranës dhe Bukureshtit.
“Lajmi i mirë eshtë se prej 24 Tetorit do të kemi dhe fluturimet e Wizzair mes Tiranës dhe Bukureshtit”.