Shqipëria ka bërë progres në politikën për të ulur pabarazinë mes grave dhe burrave. Ajo renditet e 17-ta në rang global, nga 146 vende të marra në shqyrtim.

Do të duhen 131 vite që bota të arrijë barazinë gjinore në të gjitha fushat, përfshi arsimin, politikën, shëndetësinë dhe ekonomi.

Barazia mes burrave dhe grave, një fenomen që analizohet nga Forumi Ekonomik Botëror tregon se në rang global përparimi është i ngdaltë, ndërsa shumë shtete kanë fituar ose humbur pikë në krahasim me vitin e kaluar.

– Advertisement –

Shqipëria, për shembull renditet në vendin e 17, nga 146 të marra në shqyrtim për hendekun që ekziston mes dy gjinive.

Pozicioni më i mirë për vendin tonë shihet tek ekonomia, ku merren në shqyrtim mundësitë në tregun e punës, pagat dhe aftësitë. Më tej vjen, përfaqësimi në politikë, shkollimi në të gjitha fazat e arsimit dhe shërbimi shëndetësor. Në rajon, pas Shqipërisë renditet Serbia në vendin e 38, Mali i Zi i 69-ti, Maqedonia e Veriut e 73-ta dhe Bosnja e Hercegovina e 86-ta.

Ndërkohë, listën e vendeve me hendekun më të ulët gjinor, e kryesojnë Islanda, Norvegjia e Finlanda dhe e mbyllin Algjeria, Çadi e Afganistani.