Pjesmarrja e Barcelonë në Champions League për sezonin e ardhshëm është ende e paqartë. UEFA aktualisht po kryen një hetim të pavarur për rastin “Negreira”, me Barçën që dyshohet se ka bërë pagesa për informacion dhe analizë të zyrtarëve të ndeshjes.
Është sugjeruar se këto pagesa mund të interpretohen si trukim ndeshjesh, duke e detyruar UEFA-n të shqyrtojë vetë çështjen. Prokurorët spanjollë kanë planifikuar të fillojnë procedurat gjyqësore kundër Barcelonës së shpejti, por një datë ende nuk është konfirmuar.
UEFA kohët e fundit i dërgoi një pyetësor prej 70 pyetjesh Barcelonës për të kuptuar më shumë rreth çështjes dhe për të ndihmuar në marrjen e një vendimi nëse ata duhet të përjashtohen nga garat evropiane.
Megjithëse UEFA është brenda të drejtave të saj për të përjashtuar klubet pa nevojën e vërtetimit ligjor, raportet nga Spanja në fillim të këtij viti pohuan se Barca kërcënoi të padiste për dëmshpërblim nëse do t’i ndalohej hyrja në Champions League.