Drafti për Asocacionin në Kosovë, që Edi Rama tha se e kishte konsultuar dhe me Macron dhe Olaf Scholz për Sali Berishën është porositur prej presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiçit.
Kjo akuzë e Berishës është në vazhdën e asaj që ai deklaron vijimësisht, duke e konsideruar Ramën më shumë mik me Vucic se me Kurtin.
“Edi Rama anuloi me urdhër nga Beogradi, pjesëmarrjen në mbledhjen me qeverinë e Kosovës në Gjakovë. PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës dhe sherrndjellës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar. Për Berishën qëndrimi i demokratëve në këtë problem delikat është i qartë, kundër sanksioneve të BE për Kosovën”.
“PD i konsideron sanksionet ndaj Kosovës, popullit të të cilit nuk i janë mbyllur plagët Akoma, si një akt të pajustifikuar me ligjin ndërkombëtar dhe moralin e vendeve të lira. Ato sanksione do të ishin një shpërblim i pamerituar për autokratët Rama Vuçiç që janë të lidhur kokë e këmbë. Shqiptarët nuk meritojnë ndëshkime të tjera”.
Berisha i bën thirrje Kurtit që zgjidhjen për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet ta gjejë vetëm me SHBA dhe BE…