Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës, për të ciln tha se është peng i Edi Ramës.
‘Një garë mes meje dhe Edi Ramës në PD, kaq është e ngjashme. Faktet nuk janë për t’u injoruar, por për t’u pasur parasysh. Lulzim Basha ishte në një proces penal, të cilin nuk ia ngriti Sali Berisha, për ngritjen e të cilit Rama pagoi McGonigalin. Në të cilin akuza ishte larje parash 720 mijë dollarë. Edi Rama e menaxhoi procesin e Lulzim Bashës, e çoi gjer në prag të dënimit mimumi me 6 vite burg për 720 mijë dollarë pa origjinë.
Shërbimet amerikane thonë se janë me origjinë ruse, ai e mohon, por origjinën e vërtetë nuk e ka treguar kurrë. Në këto kushte, Edi Rama ia mbylli dosjen me një prokuror. Ka një prokuror që ka firmosur për mosmbylljen e dosjes. Firma e tij është e mjaftueshme që Edi Rama ta hapë dosjen në çdo kohë.
Ju më thoni se pengu i Edi Ramës, të vazhdojë me skenarin e Edi Ramës. Ajo që po ndodh është skenar i Edi Ramës për të shëmtuar sa më shumë opozitën. Sepse akoma ka njerëz që besojnë se Lulzim Basha është opozitë. Por ai është një peng pa vlerë. Është njëlloj si të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Kjo nuk mund të ndodhë.’- tha Berisha.