Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë për kontrollin e policisë në kampin e MEK edhe sot duke e përdorur politikisht. Ai kërkoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm.
“Jam këtu për të deklaruar se në këtë moment ndihem më shumë se kurrë se kurrë, ndihem një muxhahedin. Ndihem luftëtar i lirisë. Ndihem muxhahedin sepse, qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vetë, në strehë të vetë, një luftëtar lirie. Ndihem sot muxhahedin sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej në shpifje e trillime. Po sillemi si vasal i Iranit. Kërkoj largimin e ministrit të brendshëm.”- tha Berisha.