Nga sot Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri. 61 këshilltarët e zgjedhur në 14 maj u betuan sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetare e tij u zgjodh, Romina Kuko. Ajo u propozua nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji.
“Romina Kuko ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Shefildit , ku është diplomuar me titullin Honors. Ajo ka një eksperiencë të spikatur 17-vjeccare, në sektorin e sigurisë ku veçojnë angazhimin e saj pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e NATO-s, 8 vjet në OSBE dhe që nga 2017 zv. Ministre e Brendshme. Ajo ka shërbyer me profesionalizëm në Këshillin Bashkiak 2019-2023 dhe është aktiviste e kauzave sociale”, tha Salianji.
Home Lajme Aktualitet Betohen këshilltarët e Tiranës, Romina Kuko zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak