“Përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia është një kërcënim real”. Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden disa ditë pasi Moska njoftoi vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.
Gjatë një vizite në Palo Alto, në Kaliforni, presidenti amerikan e përkufizoi iniciativën e Rusisë si “absolutisht të papërgjegjshme”.
“Gjatë vizitës sime të fundit këtu, rreth dy vjet më parë, thashë se kisha frikë nga tharja e lumit Kolorado dhe të gjithë më mendonin sikur të isha i çmendur”, tha Biden. “Ata më shikonin si kur thashë se kisha frikë (Presidenti rus, Vladimir) Putin mund të përdorte armë taktike bërthamore. Është (një rrezik) real”, tha Biden.
Shpërthimet tronditën qytetin dhe rajonin e Kievit gjatë natës. Administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas ka njoftuar se është aktivizuar mbrojtja ajrore. Shpërthime u raportuan gjithashtu në rajonet Cherkasy, Vinnitsa dhe Khmelnytskyi.