Një e moshuar ka humbur jetën sot në kryeqytet pasi ka rënë nga kati i shtatë i pallatit.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ku dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.