Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur arrestim kapjen e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës të mërkurën.
“Atje ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve. Po mundohemi të kuptojmë çfarë ka ndodhur ekzaktësisht”, theksoi ai. Në një deklaratë për media, të shpërndarë në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, Borrel ka njoftuar se do t’i ftojë në një takim urgjent Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme në Bruksel.