Në La Paz të Bolivisë është një nga burgjet më famëkeqe në botë. Ky burg i quajtur San Diego ndodhet brenda në kryeqytet.

Por një fakt interesant rreth këtij burgu është që aty brenda qëndrojnë vetëm politikanë dhe anëtarë të karteleve të drogës.

Këtë histori e ka treguar në Opinion në Tv Klan producenti Lorik Mjeku, i cili tregoi eksperiencën e tij turistike në Bolivi.

Lorik Mjeku: Ky është burgu i famshëm, është San Diego në La Paz, është njëri prej burgjeve më famëkeq në botë. Është në kryeqytet. E veçanta e këtij burgu është që brenda ka qendra tregtare, ka restorante. E veçanta e kësaj qendre është që brenda qëndrojnë vetëm politikanët dhe kartelet e drogës. Ne kemi ndaluar të afrohemi shumë afër… Na tregoi shoferi që nëse afrohesh dhe je turist, ndodhi diku 80-100 raste brenda vitit që zhduken personat, turistë zakonisht.