Modelja Emina Çunmulaj ka folur në podcastin e kryeministrit Edi Rama edhe për familjen e saj. Çunmulaj është e martuar me një biznesmenin iranianin, Sam Nazarian dhe kanë tre fëmijë sëbashku. E pyetur nga Rama, se përse zgjedh që t’i bëjë pushimet në Mal të Zi, kur bashkëshorti i saj ka hotele dhe resorte nga më luksozet në botë, ajo tha se sepse do që fëmijët të mos harrojnë kurrë në jetë se nga e kanë nënën. Ajo thotë se në Ulqin e kalon sikur të jem në Maldive.
Pjesë nga biseda
Kryeministri Edi Rama: Dhe ndërkohë megjithëse bashkëvuajtësi jot ka hotele, resorte nga më luksozet që mund të gjenden në botë, ti e merr atë për krahu dhe pushimet i bën në Mal të Zi dhe pak nëpër ujerat territoriale të Shqipërisë.
Emina Çunmulaj: Aty ku më lejojnë.
Kryeministri Edi Rama: Po këtu tani, dakord, pjesën emocionale e kam shumë të qartë. Po këtë pjesën tjetër, prapë edhe kjo është me dashuri apo jo?
Emina Çunmulaj: Dëgjo, ndër një emocionet më kryesore të njeriut është dashuria. Për mua, mendoj se gjithçka në jetë niset me dashuri, edhe në qoftë se ka mërziti, dhe nëse ka hidhërim. Në fund të fundit gjithçka mund të rregullohet me dashuri. Kalohet gjithçka në jetë. Unë e dua vendin tim. E dua vendin tim, e dua popullin tim. Unë kam ndërtuar dhe një shtëpi në fshatin ku jam rritur sepse dua që fëmijët e mi të mos harrojnë kurrë në jetë se nga e kanë nënën. Kjo është detyra ime. Vetë i them burrit: ti ke detyrën tënde si babë t’ju tregosh fëmijëve se nga vjen ti. Vetë si nënë e kam detyrën time. Vetë nuk mundem t’i mësoj fëmijëve të flasin gjuhën iraniane, por vetëm mund t’i mësoj gjuhën shqipe. Ashtu siç e flas. T’ia mësoj fëmijëve gjëra që i kam ditur vetë gjatë gjithë jetës time qysh nga fëmijëria. Kur kam ngrënë fasule, ne i themi grosh, kur kam ngrenë mish të thatë, kur kam ngrënë suxhuk. Fëmijët e mi janë rritur kështu. Unë ndryshe nuk di. Kështu që i mësoj ato që di edhe ajo që di është dhe dashuria ndaj vendit tim. Në bregdetin e Adriatikut, është një ndjenjë që, dhe kur futen në ujë e ndiej vetëm ndryshe. Unë në Ulqin e kaloj sikur të jem në Maldive, ndoshta dikush do qeshë, por unë kam një qetësi, një rehatllëk që i themi ne, që s’mund ta shpjegoj. Dhe tashmë dalëngadalë ia kam futur dhe burrit tim në gjak.
Kryeministri Edi Rama: Po e pashë, e ke kontaminuar krejt.
Emina Çunmulaj: Po çfarë t’i them? Mua më ka dashur ashtu si jam, kështu që tash duhet dhe të dojë gjithë.