Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim është pyetur gjatë konferencës së fundit për mediat për sfidat e saj në vendin tonë dhe përballje me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Yuri Kim nuk ka preferuar të flasë për emrin e Berishës, por ishte e qartë teksa tha se ajo dhe çdo ambasador që do jetë në Shqipëri do perpiqet ta drejtojë vendin tonë drejtë të ardhmes.
“Çdo ambasador përballet me sfidat e tij, por ka diçka lidhur me SHBA. Ne gjithmonë shohim dhe përballemi me të ardhmen. Çdo ambasador amerikane, që ka shërbyer aktualisht apo në të ardhmen do përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt të ardhmes”, thekson Yuri Kim.
Pyetje-përgjigje
Pyetje: A është e drejtë e drejtë të thuhet se pas Mariza Linos në vitin 1997 ju kishit mandatin më të vështirë si ambasadore e SHBA në Shqipëri, pasi u desh te merreshit, të bënit disa deklaratë të forta dhe të kishit të njëjtin person përballë, Sali Berishën?
Yuri Kim: Çdo ambasador përballet me sfidat e tij, por ka diçka lidhur me SHBA. Ne gjithmonë shohim dhe përballemi me të ardhmen. Çdo ambasador amerikane, që ka shërbyer aktualisht apo në të ardhmen do përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt të ardhmes.
Çfarë do të ndryshonit në Shqipëri?
Yuri Kim: Çdo vend ka sfidat e tij. Kur ne flasim për gjerat që duhet të ndryshojnë në Shqipëri e themi këtë duke pasur respekt dhe jo se ne nuk kemi problemet tona.