Një delfin rreth 500 kg është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të Vjetër.
Delfini me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjeç i seksit mashkull dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit, ku duket qartë dhe shenjat e goditjes nga helika.
Ndërkohë që specialistët e zonave të mbrojtura kanë bërë matjet , pushues të shumtë janë kuriozë duke bërë dhe foto delfinit të ngordhur.
Specialistja e menaxhimit të zonave të mbrojtura Endora Çelohoxhaj shprehet se ky delfin ka disa ditë qe ka ngordhur dhe për shkak të goditjes së helikave te mjeteve lundruese. Specialistja bën apel për te gjithe mjetet lundruese që lëvizin në këtë sezon në det te bejnë kujdes pasi ka pasur raste që shumë specie dëmtohen nga helikat, që nga delfinët deri tek breshkat detare.
Më pas, delfini u largua nga mjetet e bashkisë për t’u groposur.