Ish kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes nga disa deputetë të PD-së. Këtu mund të përmendim, Gazment Bardhin, Saimir Korreshin, Helidon Bushatin, Dashnor Sulën, Lefter Gështenjën, Bledion Nallbatin dhe Dhurata Çupi. Sipas Bejkos, këta deputetë, i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim.

“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD. Unë i propozova të dy propozimet, i përputha në një. Muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma.”- thotë Bejko.