Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Korçës. Mësohet se i riu ishte ndjerë keq në një lokal në Bilisht dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës, ku edhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 20-vjeçarit.

Burime nga policia thonë se i riu mund të ketë humbur jetën nga ataku kardiak.