‘Ne e dimë prej disa kohësh që rusët kishin minuar digën e Kakhovkës, për të qenë gati ta hidhnin në erë nëse e gjykonin të vlefshme. Ata pritën deri tani, pasi shpresonin të rifitonin territoret e humbura në zonën e Khersonit. Fakti që ata kanë vendosur ta hedhin në erë tregon se ata kanë hequr dorë nga ideja për t’i rimarrë ato rajone”. Kështu tha për mediat Kurt Volker, ish i dërguari për Ukrainën i administratës amerikane.

Shkatërrimi i digës është i përshtatshëm për Moskën për ‘dy arsye – shpjegon ai – Për të krijuar një shpërqendrim, duke e detyruar Kievin t’i përgjigjet emergjencës humanitare të shkaktuar nga përmbytjet. E dyta, për të penguar kundërsulmin”.