Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin por pas – mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore
Përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin.
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar në zona të izoluara, mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here me shkarkesa elektrike. Orët e pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 25 gradë C.