Kur bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn të gjithë janë sy e veshë për të mësuar diçka më shumë, sidomos gjatë këtyre muajve kur dyshja është përfolur shpesh për një bebe. Po një dasmë, a është në planet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? Këtë e ka zbuluar Romeo.

Ndonëse janë diskutuar së tepërmi për marrëdhënien e tyre, më tepër në kohën e Big Brother Vip, kur Donaldi ishte në një marrëdhënie me këngëtaren Beatrix Ramosaj, dyshja Donald dhe Bora vazhdojë të jetojnë ditët e tyre më të mira, krah njëri-tjetrit.

Ajo që ka mbetur tani për të kompletuar marrëdhënien e çiftit është kurorëzimi i dashurisë së tyre, me një ceremoni.

Gjatë këtyre muajve janë përfolur shpesh për një bebe, por a është një dasmë në planet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt?

Për këtë është pyetur Romeo në një intervistë gjatë dasmës së Elgit Dodës.Duke zbuluar se vetë është beqar, aktori tha se u thotë shpesh Borës dhe Donaldit të bëjnë një dasmë, por shtoi se deri tani nuk po e dëgjojnë.

“Do vdisja po të shihja Donaldin dhe Borën duke u martuar. Unë iu them shpesh ‘Pse nuk e bëni një dasmë?’ Nuk e di nëse e kanë në plan, mua nuk po më dëgjojnë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.