Në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë kanë përfunduar nënkalimet dhe janë realizuar 60% e veprave të artit. Ndërkohë vijon puna për të pasur një rrugë interurbane me 4 korsi.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin e tij social ku shihet se punimet po vijojnë intensivisht. Rama shkruan se kjo rrugë është e përfshirë në rrjetin europian të transportit si pjesë e korridorit të 8-të.

“Mirëmëngjes, dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit, e ku puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.