Në kontekstin e debatit për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, ai deklaroi se një nga arsyet e shpalljes së tij, non grata nga SHBA, ishin qëndrimet në mbrojtje të Kosovës. Por sa e vërtetë është kjo? Presidenti Bill Klinton në vitin 1995, ndërkohë që pushteti i Sllobodan Milosheviçit u kishte hequr krejtësisht të drejtat shqiptarëve të Kosivës, kërkoj përgatitjen e një dosje për atë çështje.

Dosja ju dorëzua më 12 shator të atij viti dhe brenda saj gjendeshin materiale të hollësishme, për planin afat-mesëm dhe afat-gjatë për statusin e Kosovës. Në dokumentin e mëposhtëm flitet për qëndrimet e dy krerëve kryesor të Republikës së Shqipërisë në atë periudhë, presidentit Sali Berisha dhe kryeministrit Aleksandër Meksi.

Kurse kryeministri Aleksandër Meksi, ishte për pavarësinë e Kosovës. Edhe pak vite më vonë Sali Berisha u pozicionua kundër firmosjes së marrëveshjes së Rambujesë siç bëri Milosheviç, duke krijuar kështu një krisje përfundimtate dhe të pariparueshme me Ibrahim Rrugovën.

Një dokumenti tjetër i CIA-s për qëndrimet e Berishës ndaj çështjes kosovare, u deklasifikua si dokument sekret, muajin e shkuar. Aty flitet për mundësitë për konflikte në Ballkan, dhe në kapitullin “Potenciali i Tiranës për të ndikuar në rajon” aktori kryesor i mbajtur nën vëzhdim, është Sali Berisha.

Dhe jo pa të drejtë, sepse presidenti i Shqipërisë në atë kohë takonte diplomatë amerikanë, të cilëve ju deklarohej kundër pavarësisë së Kosovës. “Një sfidë politike nga socialistët e Shqipërisë–ish-komunistë–në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme mund ta bëjë Berishën të ndjekë një linjë më të ashpër për çështjet rajonale etnike-shqiptare. Ai gjithashtu mund të përdorë kartën nacionaliste për të marrë mbështetje nga partitë e vogla të djathta” Ajo që ndodhi më pas, ishte se pikërisht pas zgjedhjeve, Berisha i kërkoi Ibrahim Rugovës, që t’i bashkohej protestës së opozitës serbe.

Ndoshta ishin këto arsyet që e bënë Rugovën ta ndërpriste marrëdhënien me Berishën për të mos i rivendosur kurrë. Më pas, Berisha nuk e fshehu se ishte kundër pavarësisë së Kosovës, duke i kërkuar edhe Hashim Thaçit të mos e firmoste marrëveshjen e Rambujesë, aty ku u hodh hapi i parë i shkëputjes së Kosovës nga Serbia.