Video-skandali seksual i ish-kryebashkiakut Safet Gjici shokoi opinionin publik, por njëkohësisht ngriti akuza të shumta se video të ngjashme ekzistojnë për shumë zyrtarë të lartë.
Analisti Milaim Zeka ka deklaruar ditën e djeshme në “Rrethi katror” se Sali Berisha ka shantazhuar një zyrtar të lartë me një video të tillë.
“Sali Berisha ka shantazhuar një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar, duke e kapur në flagrancë me një X femër, që po ashtu është shumë personalitet në Shqipëri.
Ne e dimë shumë mirë se cilët politikanë kanë qenë të shantazhuar për afera seksuale me njëri-tjetrin, kjo dihet në Shqipëri, dihet në Kosovë, me emra dhe mbiemra. Por Gjici i shkretë u bë kurban i të gjitha këtyre aferave seksuale.
Unë po ju them diçka, para dy ditëve kam marrë një dosje voluminoze të përgjimeve që SHIKU i ka bërë ambasadës serbe në Shqipëri, prej vitit 1997 deri në vitin 2008.
Të shikosh çfarë aferash ka mes meshkujve dhe femrave, në raport me shërbimin sekret serb është llahtaritëse. Prisni vetëm momentin kur do plasin bomba të tjera.”- tha Zeka.