Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ishte këtë të martë në një vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë, ku u ftua nga homologu i saj Jan Lipavsky. Gjatë kësaj vizite mësohet se ata kanë biseduar rreth zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Europian. Ndër të tjera ata kanë folur edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kosova është e hapur ndaj mundësisë së zgjedhjeve të reja në katër komuna veriore me shumicë serbe pas trazirave, por sipas ministres së Jashtme kosovare Donika Gervalla para se kjo të ndodh duhen ndërmarrë disa hapa të tjerë. Gervalla, foli këtë të martë pas takimit me ministrin e jashtëm çek në Pragë dhe tha se fundi i dhunës ishte kushti i parë për të konsideruar zgjedhje të reja.

“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja na duhen hapa në mes”, tha ajo. Ajo tha se gjithashtu se duhet që Serbia të mos i kërcënojmë më qytetarët serb të Kosovës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ajo shtoi se njerëzit nuk duhet të ndihen të kërcënuar.