Gazetari i njohur Artan Hoxha ka publikuar foton e kreut te FSHF Armand Duka, ne tribunen VIP gjate finales se Champions League ku ka ironizuar gazetaret prane tij.

“Mbani frymen njerez…

Mbreme, gjate finales se Champions League ne stadiumin “Ataturk” te Stambollit…

Ne tribunen VIP,

Sulltani i pasur i nje sulltanati te varfer,

ne shoqerine e Sheikeve miliardere te planetit….

Pres keta zogjte pushverdhe te inkubatorit te Xhafzotajt, te na e paraqesin sot ne mbremje nga panelet e emisioneve sportive te se dieles, si arritje te madhe te futbollit shqiptar”, shkruan Artan Hoxha.