Modelja e njohur Xhesika Berberi si rrallëherë ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private, duke ndarë dashurën për të krijuar një familje dhe planet për të ardhmen në karrierë.
E ftuar në në “Wake Up”, Xhesika u ngacmua paksa mbi jetën e saj private, të cilën ajo e lidhi me dëshirën për të krijuar dhe pasur një familje dhe për tu bërë nënë.
Ajo tha se krijimi i një familjeje është padyshim në planet e saj dhe karriera nuk do e pengonte aspak, por për këtë ajo tha se do ja lërë në dorë kohës.
“Po, patjetër. Si çdo femër. Ne e kemi atë efektin e mëmësisë që kur jemi të vogla. Kur të jetë koha e duhur, kur ta ketë shkruar Zoti”.-tha ajo.
Nisur nga kjo bisedë, modelja bukuroshe u pyet nëse do të merrte pjesë në “Big Brother VIP 3”.Për këtë Xhesika u shpreh skeptike, pasi sipas saj ajo nuk mund të përshtatet me formate të tilla.
“Nuk e shikoj veten në atë lloji formati. Është shumë interesant, më pëlqen shumë. Por, nuk do dukem shumë interesant si tip, se nuk dua drama. Jam shumë e qetë.”
Ndër të tjera ajo u ndal edhe te një nga një nga ish-banoret e edicionit të kaluar.
Ajo foli për Kiarën, të cilën ka vite që e njeh pasi kanë punuar dikur bashkë. Xhesika shprehu fjalët më të mira për të, duke shtuar se moderatoren me Luizin i sheh si një çift që duhen shumë.
“Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë. Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagjja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë.”-tha ajo.