Taulant Dika, vetëm 34-vjeç, ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Thumanë pasi e ka zënë tranxha, një makineri që përdoret për prerjen e shollëve të këpucëve në fasoneri.

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur teksa 34-vjeçari po spostonte tranxhën dhe kjo e fundit nga pesha e madhe ka rënë duke e zënë poshtë. Fasoneria është rreth 100 metra larg banesës së viktimës dhe është në pronësi të Alfred Kaleshës. Pronarët e fasonerisë janë përpjekur që të mbajnë të fshehtë ngjarjen.

Burime bëjnë të ditur se për aksidentin në punë nuk është njoftuar as qendra shëndetësore Fushë-Krujë dhe as spitali i Krujës dhe nuk dihet se nga kush i ka dhënë ndihmën e pare viktimës.

Sipas burimeve fasoneria ka vetëm pak kohë që është hapur në zonën e Thumanës.

Taulant Dika është baba i dy fëmijëve.