Osasunas i është ndaluar të marrë pjesë në Ligën e Konferencës 2023/24 pas një hetimi të UEFA-s. Organi i futbollit evropian konfirmoi në fund të sezonit 2022/23 planin e tyre për të bërë një audit në klub pas përfundimit të Osasunas në vend të 7-të në La Liga.
Skuadra e ligës spanjolle ishte kualifikuar për kompeticionin evropian, teksa besohet se akuzat për trukime ndeshjesh nga sezoni 2013/14 janë rikthyer në skenë për klubin nga Pamplona.
Në janar, disa anëtarë të ish-bordit drejtues u dënuan për krimet e “shpërdorimit, krimit kontabël, falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit sportiv”. UEFA ka hetuar për të përcaktuar nëse klubi ishte i përfshirë, apo nëse ishte i kufizuar në individë të veçantë, si pjesë e një kontrolli të zgjeruar të çështjes.
Trajneri i Osasuna, Jagoba Arrasate pohoi se ishte i bindur se vendimi do të ishte i favorshëm, por UEFA ka ofruar një përditësim negativ. Klubi ka konfirmuar se do të apelojë vendimin e UEFA-s, me rivalët Athletic Bilbao që janë në gatishmëri për t’i zëvendësuar ata pas përfundimit të 8-tët sezonin e fundit.
Kujtojmë se një hetim nga UEFA është edhe për Juventusin, teksa bardhezinjtë dyshohet se kanë rregulluar bilancet financiare dhe raportet tatimore në mënyrë fiktive.