Ka startuar në Tiranë kampionati Europian i mundjes për të rinj, një aktivitet që ka një rëndësi të madhe edhe për vendin tonë për brezat e rinj që po rriten dhe po merren me këtë sport duke qenë se prej kohësh kuqezinjve të mundjes i mungon ajo traditë e dikurshme ku si me moshat por edhe me të rriturit ishim në vendet e para.
Në kuadrin e aktiviteteve të kryeqytetit pasi Tirana është qyteti i sportit për vitin 2023 presidenti i FSHM Sahit Prizreni na tregon diçka më tepër.
“Ardhja të gjitha shteteve të Europës të dalë jashtë parashikimeve ky aktivitet pasi janë rreth 800 mundësi që do të garojnë deri më datën 18 qershor. Ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm. Edhe federata e ka dëshmuar tashmë që ne nuk dimë thjesht të bëjmë mundje por edhe të organizojmë.“- tha Sahit Prizreni, president i federatës së mundjes
Po çfarë pritshmërie ka për të rinjtë shqiptarë ky aktivitet?
“Tek djemtë në dy stilet kemi dy mundësi të mira, është Mikeli dhe Bardhi që do të jenë në të dy stilet dhe shpresoj që të japin një shkëndijë. Nëse do të arrinin të merrnin medalje do të ishte gjëja më e mirë që do t’i bëhej vendit tonë në këtë aktivitet.”- tha Sahit Prizreni president i federatës së mundjes
Kjo do të ishte padyshim edhe një medalje 100% shqiptar,e pas atyre të marra nga dy sportistët e neutralizuar si Abakarov dhe Dudaev.
“Çdo medalje që vjen në emër të Shqipërisë dhe çdo medalje që nderon vendin tonë është e rëndësishme, por duhet ta pranoj që një medalje e tillë do të kishte një tjetër shije për ne.”– tha Sahit Prizreni president i federatës së mundjes.