Nik Gjeloshaj, kryetari i komunës se Tuzit, njëherësh drejtues i listës së Forumit Shqiptar për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit, ka vizituar fabrikat e reja të ngritura në këtë komunë. Këto investime kanë zhvilluar ekonominë dhe rritur punësimin.
Pronari i kompanisë theksoi se lehtësitë nga Gjeloshaj kanë qenë maksimale.
Nga ana tjetër Gjeloshaj tha se kjo traditë do vijojë e me fitoren e Forumit, këto investime do të shtrihen në të gjitha komunat shqiptare.
“Jemi krenarë që Komuna jonë është kthyer në një pikë strategjike e rëndësishëme ekonomike, ku përditë ndërtohen fabrika të reja duke rritur ekonominë, nxitur punësimin dhe zhvilluar industri të ndryshme.
Mirënjohje për secilin investitor.
Ne, Forumi Shqiptar do të jemi gjithmonë aty krah jush për të lehtësuar çdo procedurë për më shumë zhvillim e punësim!
#Voto15
#VotoForumiShqiptar
#VotoNikGjeloshaj”, shkruan ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0bnvpA8nfxpDhkP6hiXByHuHPAKZpYJGoWSJT4vdp9ZHpgTLoyBxZSX34UA2R9bval&id=100045075635067&mibextid=Nif5oz