Fansat e artistëve e shprehin dashurinë në forma të ndryshme, madje edhe duke i përjetësuar ata në trupin e tyre si tatuazh.
Një fanse e këngëtarit dhe fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka bërë pikërisht një tatuazh si dedikim për dashurinë ndaj tij.
Përgjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme, Luizi u karakterizua nga humori i tij dhe shumë shpreh që artisti përdori u bën virale.
Fjalia “A di si m’duki ju?” dhe fjala ” Çapaçula” ishin ndër më të përdoruarat nga Ejlli, dhe këto të dyja një fanse i ka bërë tatuazh në krahun e saj.
Kështu ka bërë të ditur Luizi në një postim të fundit në InstaStory sipër të cilës ka shkruar “pa fjalë”. Kujtojmë që edhe më parë Luizi tha se ka takuar një tjetër fans që ka bërë tatuazh portretin e tij.
Kujtojmë që edhe më parë Luizi tha se ka takuar një tjetër fans që ka bërë tatuazh portretin e tij.
Ndërkohë, këngëtari mbetet i angazhuar me projekte të ndryshme, ai mbrëmë performoi pjesë në koncertin “Dekada” të Elvana Gjatës.
Ndërsa ka nisur edhe xhirimet e filmit përkrah Olta Gixhari “Në kuadër të dashurisë”.