Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur. Jupiteri do e forcoje bashkëpunimin dhe komunikimin. Beqaret do fillojnë një aventure te bukur dhe mjaft emocionuese. Do ndiheni me mire se kohet e fundit dhe nuk do ankoheni për vetminë. Nëse nuk pakësoni shpenzimet do keni tronditje te mëdha ne planin financiar. Shmangini ato.

Demi

Kjo do jete një dite reflektimi për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i pranoni disa gabime qe keni bere dhe do dini te kërkoni falje. Për beqaret ka shume mundësi te ketë takime interesante dhe afatgjata. Shfrytëzojini këto mundësi qe do iu jepen. Ne planin financiar do jeni shume te afte dhe do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat. Situata do jete e qëndrueshme.

Binjaket

Jupiteri do ketë një ndikim te madh gjate kësaj dite ne planin sentimental te çifteve. Do tregoheni me te hapur me njeri-tjetrin dhe do i shprehni ato qe mendoni. Beqaret do mendojnë shume për jetën familjare dhe për miqtë dhe nuk do kenë kohe për dashurinë. financat do jene te paqëndrueshme kështu qe shmangni investimet e mëdha.

Gaforrja

Do jeni me humor shume te mire gate kësaj dite dhe do jeni te gatshëm për ndonjë çmenduri te vogël ne çift. Partneri do jete i te njëjtit mendim me ju dhe do iu beje te ndiheni me se miri. Beqaret do takojnë shpirtin e tyre binjak ne momentin qe me pak e presin. Dielli do iu ndihmoje ne planin financiar dhe me ne fund do vendoset ekuilibri. Shfrytëzojeni për ndonjë shpenzim te vogël.

Luani

Jeta ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite prandaj kujdes me hapat qe do hidhni. Me mire merrini gjerat shtruar dhe shijojini gjerat pak nga pak sesa te nxitoheni dhe te gaboni. Beqaret nuk duhet te përzgjedhin shume sepse çdo njeri ka te meta. Ne planin financiar situata nuk do jete e mire. Do keni disa vështirësi dhe kjo do iu shpërqendrojë.

Virgjeresha

Jeta sentimentale e çifteve do jete e qete gjate kësaj dite. Ata qe kane kërkuar pasioni e madh do mërziten paksa, por ne fakt është me mire te reflektoni pak mbi atë qe doni te bëni. Beqaret edhe pse e ndiejnë shume peshën e vetmisë nuk duhet te nxitohen dhe te pranojnë ftesat pa u menduar. Ne planin financiar do kryen transaksione me rëndësi dhe situata do stabilizohet.

Peshorja

te shumte do jene planetët qe do ndikojnë ne jetën tuaj sentimentale sot dhe do e bëjnë atë me te bukur. Shfrytëzojeni çdo sekonde qe do jeni pranë partnerit dhe do përjetoni emocione pa mbarim. Për beqaret do jete dite pa fat kështu qe me mire te mos ndërmerrni sfida. As financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, megjithatë probleme te mëdha nuk priten.

Akrepi

Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë kujdes gjate kësaj dite mos bien ne tundim. Do jene te shumte personat interesante qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete dhe ju mund te bini “pre” e tyre. Beqaret do e kenë me te vështirë për te kryer takimin qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do tregoheni shume te zotet dhe pak nga pak do fillojnë disa përmirësime.

Shigjetari

Venusi dhe Marsi premtojnë një dite te bukur për te dashuruarit. Do i jepni shume rëndësi si intimitetit ashtu edhe fjalës. Mbrëmja do jete e zjarrte. Me ne fund edhe beqaret do kenë mundësi te provojnë shijen e dashurisë. Ai qe do ua tregoje këtë është një person qe e keni njohur prej kohesh. Ne planin financiar do keni fat. Pa shume përpjekje do e stabilizoni situatën.

Bricjapi

Dite e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do provoni disa eksperienca te reja dhe kjo do u mbaje zgjuar ndjenjat për partnerin. Beqaret do kenë takime te rëndësishme dhe interesante. Shfrytëzojini sa te mundni. për shkak te shpenzimeve te shumta qe do kryeni situata financiare do jete e paqëndrueshme. Beni kujdes!

Ujori

Te gjithë yjet do tregohen te sjellshëm me ju dhe do ua bëjnë ambientin edhe me harmonik. Do jeni gjate gjithë kohës entuziaste dhe do kaloni një dite te bukur. Beqaret duhet ta lënë vetëm te lire dhe te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Problemet e vogla financiare duhet t’i merrni me seriozisht sot. Mos lejoni qe situata te përkeqësohet edhe me tepër.

Peshqit

Planetët nuk do ndikojnë aspak ne jetën tuaj ne çift dhe mund te kenë disa debate te zjarrta. Mundohuni te mos tregoheni shume kokëforte. Për beqaret mund te ketë dashuri me shukim te pare. Shikoni ne çdo moment rreth e rrotull. Sektori i financave do kenë disa tronditje. Ulini sa me shume shpenzimet nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë para. Mund t’ia dilni edhe me pak.