Portat do të jenë funksionale nga ora 10, dy ekrane gjigante të vendosura në shesh për të ndjekur ceremoninë. Arkivoli i Berlusconit do të qëndrojë përpara hyrjes së katedrales përpara se të futet brenda.

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Silvio Berlusconi. Homazhet për ish-kryeministrin italian, që ndërroi jetë mëngjesin e 12 majit, do të mbahen në orën 15:00 në Duomo të Milanos.

Një ditë zie kombëtare dhe një javë ndërprerje e punës në Kuvendi.

Flamujt italianë dhe të BE-së në Eurodhomë do të ulen në gjysmështizë.

“Ai ishte një evropian i madh,” tha Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian.

Giorgia Meloni, Matteo Salvini dhe Ignazio La Russa shkuan mbrëmjen e së martës në Villa San Martino në Arcore për të bërë homazhe për ish-presidentin.

Piazza Duomo, në pritje të funeralit shtetëror të Silvio Berlusconit, është ndarë përgjysmë nga barrierat.

Pas korridorit për shtypin, shumë njerëz janë mbledhur, disa të veshur me bluzat e Milanit dhe Monzës.

Tre djem shfaqën një pankartë ku shkruhej “Italia është vendi që dua”, një citim nga fjalimi i Berlusconit në 1994.

Ish-kryeministri ka zgjedhur që trupi i tij të digjet. Ndaj trupi i Berlusconi do të dërgohet në Tempullin e Krematoriumit ‘Panta Rei’ në Valencia, në provincën e Alessandria.

Hiri i tij do të vendoset në mauzoleumin që ish-kreu i Forza Italia kishte ndërtuar brenda Villa San Martino, në Arcore.

Funerali i tij shtetëror është planifikuar për në orën 15:00.

Katedralja e Milanos do të mbyllë dyert për besimtarët dhe turistët sot në mesditë, për t’i rihapur sërish pas përfundimit të funeralit.

Në atë kohë, pjesëmarrësit në funeralin e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi do të mund të fillojnë të hyjnë.

Mëngjesin e sotëm u vendosën rreth 15 mijë barrierave që do të kufizojnë kalimet në Piazza Duomo, ku rreth dhjetë mijë njerëz do të mund të ndjekin homazhet në dy ekrane gjigante.

Autoritetet do të hyjnë nga hyrja jugore përmes Piazza Fontana, pika ku do të mbërrijë edhe arkivoli (i shoqëruar nga Villa San Martino në Arcore nga policia rrugore dhe më pas nga policia lokale e Milanos), e cila për këtë arsye nuk do të hyjë në katedrale nga Piazza Duomo.

Oborri i kishës në Duomo, në Milano, është mbushur me kurora me lule të sjella nga e gjithë Italia, për Silvio Berlusconin. Kurora më e madhe, nga të parat që ka mbërritur, është ajo e Kryeministres, Giorgia Meloni. Kurora u vendosën nga grupi i Senatit Forza Italia, me mbishkrimin “Forca jonë, udhërrëfyesi ynë”.

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella dhe kryeministri Giorgia Meloni do jenë mes zyrtarëve qeveritarë në funeral.

Nuk janë bërë të ditur të gjithë emrat e liderëve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë, për arsye sigurie, por do të jenë të pranishëm kryeministri hungarez Viktor Orban dhe emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani.

Rreth dy mijë persona do të hyjnë në Katedrale për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit, ndërsa sheshi do të ketë një kapacitet prej rreth 10 mijë personash.

Portat do të jenë funksionale nga ora 10, dy ekrane gjigante të vendosura në shesh për të ndjekur ceremoninë. Arkivoli i Berlusconit do të qëndrojë përpara hyrjes së katedrales përpara se të futet brenda.