Shqipëria është gati për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Sfida e tretë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Që do të transmetohet në SuperSport 2, duke filluar prej orës 20:45. Sylvinho ka vendosur në lidhje me titullarët e takimit të sotëm, duke bërë dy ndryshime krahasuar me takimin e fituar 2-0 ndaj Moldavisë.

Kristjan Asllani dhe Taulant Seferi nga minuta e parë, janë risitë e trajnerit braziliane. Me mesfushorin dhe sulmuesin që i zënë vendet Keidi Bares dhe Myrto Uzunit. Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores së dytë radhazi pas triumfit të pastër në duelin e së shtunës në “Air Albania” përballë Moldavisë.