“Bota është në një udhëkryq” deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një videomesazh me të cilin iu drejtua të pranishmëve në forumin e Prespës që po mbahet sot në Strugë, Maqedoni e Veriut

Invazioni brutal rus mbi Ukrainë tronditi paqen në Europë dhe sigurinë. E marrëdhëniet me Rusinë nuk do të jenë më njësoj.

“Kurdo që do të përfundojë lufta marrëdhëniet me Rusinë u ndryshuan dramatikisht. Ambienti i sigurisë në Europë nuk do të jetë si më parë. Presidenti Putin do një Europë tjetër që humb demokracinë dhe lirinë” nënvizoi Stoltenberg

Në anën tjetër është Kina

“Shohim që Kina dhe Rusia afrohen mes vedi, por Kina nuk është armiku jonë por sfidon sigurinë dhe vlerat tona” tha kreu i NATO-s.

Stoltenberg ka dhe një përgjigje për skeptikët e zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Ky event pyet nëse do të kemi familje të zgjeruar europiane deri në vitin 2030. Është mision i pamundur apo i mundur? Përgjigjja është se është më shumë se mision i mundur dhe në fakt ndodh në moment. Duke ndjekur hapat e Maqedonisë së Veriut Finlanda iu bashkua aleancës. Dhe kjo është përgjigje e drejtëpërdrejtë e Rusisë” vijoi më tej.

E ndërsa siguroi se aderimi i Suedisë në NATO do të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur, Rusia nuk do të ketë asnjë shans të ndalojë aderimin e Ukrainës në NATO

“Ukraina i takon familjes veriatlantike. Të gjithë aleatët tanë u pajtuan dhe dakordësuan se Ukraina do të jetë anëtare e NATO. Këtë vendim e marrin anëtarët dhe Rusia këtu nuk ka të drejtë të vendosë veto”

E kur bota është në një udhëkryq dhe në një drejtim është frika, luftë në anën tjetër kemi demokraci dhe paqe dhe kjo është rruga që NATO çdo herë do e sjellë e mbylli fjalimin e tij Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg në sesionin “Paqja dhe demokracia kundër luftës dhe autokracisë” që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.