Një foshnjë është bërë një multimilionere vetëm dyditëshe pasi gjyshërit e saj të pasur i kanë dhuruar asaj një shtëpi prej 1 milion £ dhe një fond prej 5 milion £.
Barrie Drewitt-Barlow bëri histori me ish-bashkëshortin e tij Tony Drewitt-Barlow në vitin 1999, kur ata u bënë çifti i parë homoseksual që u regjistruan si prindër pasi mirëpritën binjakët Saffron dhe Aspen nëpërmjet një nëne surrogate.

Barrie, u nda nga Toni në vitin 2019 dhe u lidh me partnerin e tij të ri Scott Hutchinson, i cili dikur dilte me vajzën e tij dhe sollën në jetë një vajzë Valentina në tetor 2020 dhe djalin Romeo në 2022. Biznesmeni, 51 vjeç, që thuhet se ka një vlerë prej 200 milionë funtesh, tani ka uruar vajzën e tij Saffron për lindjen e vajzës së saj të vogël dhe ka thënë se “mezi pret që ta llastojë atë”.

“Sapo i bleva asaj një shtëpi të re këtë fundjavë me vlerë 1 milion funte dhe kam punësuar një grup arkitektësh e stilistësh që ta rinovojnë plotësisht për të”, tha ai për The Sun. Ai shtoi: Dhe duke qenë se ky është nipi i parë i Tonit, ai ka krijuar një fond prej 5 milionë funtesh për të, kështu që ajo tashmë është një multimilionere. Gjyshi krenar Barrie postoi një foto të mbesës së tij në Instagram së bashku me mesazhin: Vajza ime lindi një vajzë të sajën sot!