Kjo është foto e çiftit, ku pas konfliktit me njëri-tjetrin, gruaja mbeti e plagosur me thikë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes (4 qershor) në lagjen nr.10 në Korçë ku çifti i bashkëshortëve, Aleko dhe Marjola Myrtollari jetonin prej 1 muaji me qira.

Pasi çifti kanë nxjerrë nga banesa 3 fëmijët e tyre të mitur, burri ka goditur disa herë me thikë gruan dhe është larguar nga vendngjarja.

Vajza e madhe e çiftit pasi ka hyrë në shtëpi është përballur me skenën e rëndë.

Ajo ka njoftuar policinë, ndërsa 38-vjeçarja është dërguar në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, ndërsa policia po punon për kapjen e 46-vjeçarit.